Celebrities Showbiz

U largua nga “Big Brother VIP” për t’i qëndruar pranë, ndahet nga jeta motra e Valbona Memës!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Pak javë më parë, Valbona Mema la në gjysmë rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP” duke u larguar krejt papritur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këngëtarja la në mes këtë eksperiencë pasi motra e saj ishte e shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë.

Ditën e sotme, Valbona ka dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të motrës së saj. Ajo ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, ku shfaqet dora e saj dhe e motrës. Bashkëngjitur me të ajo shkruan:

Pusho e qetë motra ime.