Aktualitet

Ulen sërish çmimet e karburanteve: nafta 243 lekë litri, benzina 235!

Duke reflektuar ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, Bordi i Transparencës ulur sërish çmimet e karburanteve në vend, vendim i marrë në mbledhjen më të fundit, e treta brenda javës. Nafta do të tregtohet me 6 lekë më pak për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 235 lekë litri ose 7 lekë më pak nga sa ishte më parë. Një ulje e lehtë është edhe për gazin. Një litër gaz do të tregtohet me 81 lekë nga 83. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot pasdite.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.