Celebrities Film & Tv Gossip

Ups! Sapo u zbulua një detaj shumë i rëndësishëm nga filmi i “Aquaman 2”!

Aktori i famshëm, Jason Momoa i ka ngacmuar fansat me postimet e tij më të reja në Instagram. Aktori ka bërë të ditur se është pjesë e kastit të filmit më të ri ‘Aquaman And The Lost Kingdom’. Filmi pritet të dalë në kinema në fund të vitit të ardhshëm. Rolet e tij gjithmonë janë shumë të arrira dhe pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga fansat në mbarë botën.

Me postimet e tij ai arrin gjithmonë t’i mahnisë fansat. Kujtojme postimin e tij të bërë nga palestra ku po stërvitej për xhirimet më të reja për ‘Aquaman 2’. Në postimin e tij më të fundit ai ka bërë me dije dhe ka zbuluar për fansat e tij, kostumin e ri të superheroit  që do të ketë gjatë këtyre xhirimeve për rolin e tij. Ai shfaqet me dy kostume të reja dhe duket shumë në formë. Në postimin e tij, ai shkruan:

Raundi i dytë. Kostum i ri. Më shumë aksion.

Aktori kryesor i këtij filmi ka treguar një nga detajet më të rëndësishme, atë të veshjes. Në foton e parë ai është i veshur me një kostum mahnitës në ngjyrë jeshile dhe portokalli me detaje prej material kromi që mund të shihen kudo, përgjatë krahëve, në pjesën e sipërme të shpatullës, tek ijet, çizmet dhe rripi. Në foton e dytë, Momoa kishte marrë një pozë mbresëlënëse me kostumin e ri blu të errët që kishte detaje ngjyrë gri.

“Aquaman And The Lost Kingdom” është planifikuar të dalë në kinema në Shtetet e Bashkuara më 16 Dhjetor të vitit 2022. Së bashku me Momoa, filmi i dytë gjithashtu përfshin kthimin e yjeve Amber Heard, Patrick Wilson, Dolph Lundgren, Yahya Abdul-Mateen II dhe Temuera Morrison. Ky film gjithashtu besohet se do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm po ashtu si filmi i parë i cili arriti të kishte jo vetëm sukses por solli goxha fitime.