Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e madhe e të ndjerit Kobe Bryant nis të punojë për Beyonce!

Natalia Bryant, vajza e madhe e Kobe Bryant, ka nisur të punojë për divën e muzikës pop Beyonce. Ajo do të shoqërojë këngëtaren e njohur amerikane në turneun e saj botëror “Renaissance”. Sipas medias amerikane “Access.” Natalia, e cila studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, po bën një praktikë në Parkwood Entertainment.

Parkwood është kompania diskografike dhe kompania e menaxhimit që Beyonce themeloi në vitin 2010. Kjo nuk është hera e parë që Beyoncé dhe Bryant kanë punuar së bashku. Bryant u shfaq në videon e fushatës së këngëtares në nëntor 2021 të Adidas Ivy Park.  Edhe pse për disa përdorues të rrjeteve sociale, puna e re e Natalias është një tjetër shenjë nepotizmi në industri, të tjerët nuk kanë reshtur së mbështeturi studenten e re me postime dhe foto inkurajuese.

Kujtojmë që Kobe Bryant u nda nga jeta së bashku me vajzën Gianna në një aksident me helikopter në janar 2020. Ai la pas 3 vajza dhe bashkëshorten Vannesa. Së fundmi e veja e Kobe Bryant, Vanessa ka zgjidhur pretendimet e saj të mbetura kundër Qarkut të Los Angelesit për keqpërdorimin e fotografive nga rrëzimi i helikopterit që shkaktoi vdekjen e bashkëshortit dhe vajzës së saj në një shumë për gati 30 milionë dollarë. Gushtin e kaluar, një juri i dha Vanessa Bryant 15 milionë dollarë për pretendimet e saj federale. Bryant gjithashtu shtoi dy vajzat e saj më të vogla Capri dhe Bianka në marrëveshje për të finalizuar kërkesën.