Celebrities Fashion Showbiz

Valdrin Sahiti flet për partneren e jetës dhe për dy fëmijët që e motivojnë ҫdo ditë!

Te shumtë janë personazhet e famshëm që ndër vite ia kanë besuar atij veshjet për ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Ai është shumë i përkushtuar në ҫdo detaj të secilës prej veshjeve që krijon, duke qenë koherent me tendencat botërore e shpeshherë duke e sjellë ai vetë atë që do të shndërrohet në trend.

Jo vetëm një stilist kaq i suksesshëm por Valdrin Sahiti është edhe një bashkëshort e baba shumë i përkushtuar dhe këtë gjë e tregon sa herë që i jepet mundësia. I ftuar mëngjesin e sotëm në një lidhje me Skype “Wake Up” ndër të tjera Valdrini ka folur dhe për jetën e tij familjare.

Si shkon jeta si baba i dy vajzave, Bella dhe Paris? Shumë i përkedhelur dukesh ti si i vetmi mashkull në familje, apo jo?

Shumë më kanë pyetur pse ke qejf të kesh vetëm goca. Mua më pëlqen të jem i vetmi mashkull në shtëpi, të më llastojnë edhe mua. Të treja kur shkoj unë në shtëpi i kanë sytë tek unë (qesh).

Ku e gjen kohën një stilist për të krijuar?

Në parim do të ishte një ëndërr e bukur sikur një artist të kishte luksin që të merrej vetëm me krijimtarinë, koleksionet e ardhshme, udhëtimet, panairet. Por në rastin tim, këto dy dekada luaj edhe rolin e drejtorit general por edhe artistik të kompanisë. Është shumë e vështirë sepse këto janë dy gjëra që nuk flasin me njëra-tjetrën. Ne jemi një brand që nuk kemi qenë pjesë e trendeve që kemi punuar për masën. Ne kemi qenë gjithmonë avant-garde.

Në fund nuk mungoi as një lajm i mire nga stilisti:

Së shpejti do të vij në Tiranë sepse do të lançoj tre koleksione. Do të kem shumë punë dhe në Tiranë dhe në Prishtinë. Do të gjej pak kohë për të ardhur në studion tuaj dhe të prezantoj njërin nga ato.