Celebrities Gossip Showbiz

Vëllai i Chris, Kenny Rock e fton Will Smith në një ndeshje boksi!

Pas incidentit të bujshëm të ndodhur gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” mes Will Smith dhe Chris Rock të gjithë njerëzit e njohur jo vetëm nga bota e kinematografisë por edhe nga bota e muzikës kanë reaguar dhe kanë dhënë mendimin e tyre. 

Por së fundmi një ofertë e pazakontë është shfaqur në horizont. Vëllai i Chris Rock, Kenny Rock po sfidon aktorin e njohur të filmit “King Richard”, Will Smith në një ndeshje boksi pasi ai sulmoi vëllain e tij të madh para një audience shumë të madhe muajin e kaluar.

Kenny sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e “Celebrity Boxing”, Damon Feldman dhe i tha TMZ se ka një kundërshtar në mendje. Të mërkurën në një intervistë ai deklaroi me një siguri të plotë se:

Unë duhet të ndeshem në ring me Will Smith. Unë mund ta mund atë!

Edhe pse ai zbuloi se ka komunikuar me vëllain Chris në rrjetin e tij social Instagram kur u pyet nëse e ka pranuar faljen e Smith Kenny u mundua të jepte një përgjigje ku tregoi se në lidhje me këtë gjë nuk kishte folur me vëllain. Megjithatë, Rock shtoi se ai “dyshon” se vëllezërit e tjerë do ta falnin aktorin për shuplakën tronditëse.

Por jo vetëm kaq sepse edhe vëllai tjetër i Rock, Tony ka bërë një tjetër reagim. Javën e kaluar ai është shprehur se nëse do të kishte mundësinë ndonjëherë që të takohej me Will ballë për ballë ai do ta godiste atë. Por përveç kësaj ai i bëri thirrje edhe akademisë që pas atij veprimi t’i hiqte çmimin për aktorin më të mirë Will-it. Pavarësisht reagimeve Akademia ka marrë një vendim dhe e ka dënuar Will Smith për dhjetë vitet e ardhshme.