Celebrities Film & Tv

Fitime kolosale, ju njohim me premierën më të mirë në SHBA që prej fillimit të pandemisë!

I ftojmë të gjitha fansat e filmit “Venom: Let There be Carnage” të mblidhen këtu pasi kemi një lajm të mirë. Filmi superhero ka tejkaluar çdo pritshmëri duke u bërë premiera më e mirë në SHBA që nga fillimi i pandemisë. Doni të dini fitimet kolosale të këtij filmi?! Plot 90.1 milion dollarë janë grumbulluar vetëm në fundjavën e tij të parë, duke tejkaluar 80.8 milion që mori “Black Widow”. Kështu që “Venom: Let There Be Carnage” mbetet pas “Joker” me 96.2 milionë dollarë të fituar.

Presidenti i Sony, ‘Venom: Let There Be Carnage’ u shpreh se ky rekord i ka tejkaluar të dhënat e përcaktuara në vitin 2018.

Për ne, ‘Venom: There Will Be Carnage’ vërteton plotësisht strategjinë tonë ekskluzive. Duke marrë parasysh sa keq është bërë Warner kohët e fundit me politikën e saj të lëshimit të njëkohshëm, është e vështirë të mos pajtohesh me të.

Ndërkaq, ky nuk është rekordi i vetëm që vazhdimi i ‘Venom’ ka arritur, pasi në fundjavën e tij të parë në Rusi ka arritur 13.8 milionë dollarë, duke u bërë kështu premiera më e mirë në atë vend që nga fillimi i pandemisë. Rikujtojmë, se ‘Venom’ solli 856 milionë dollarë fitime vetëm në vitin 2018.

Ndërkaq, teksa të gjithë po presin përfundimin e “Money Heist” me seritë finale që pritet të publikohen në dhjetor, një tjetër serial po e konkurron dukshëm atë spanjoll. Të veshur me jumpsuit dhe me maska, “Squid Game” është aktualisht shfaqja televizive më e shikuara në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.