Celebrities Gossip Showbiz

Vizita 24 orëshe e Dua Lipa-s në Singapor jo pa një qëllim…

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa kishte një vizitë të shpejtë 24 orëshe në Singapor për një ngjarje të markës “Porsche”. 28-vjeçarja ndau me ndjekësit fotografitë e vizitës së saj me mbishkrimin:

Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të Porsche për 24 orë në Singapor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Rikujtojmë, se Lipa u bë ambasadorja globale e këtij prodhuesi të famshëm gjerman të automjeteve në nëntor 2023. Para Porsche bukuroshja ishte fytyra promovuese e “Jaguar” që nga viti 2018. Ylli i muzikës pop më në fund dha lajmin e madh për fansat e saj. Fituese e tri çmimeve Grammy zbuloi se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj.

“Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme. Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme. “Radical Optimism” vjen pas dy albumeve shumë të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020.

Së fundmi Dua përmes një postimi në Instagram njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”. Më 5 qershor, këngëtarja do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. Dua është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.