Bota

Vlogeri i njohur u rikthen buzëqeshjen 1000 njerëzve të verbër, paguan për të kuruar shikimin e tyre!

Vlogeri me fitimet më të larta në histori është Jimmy Donaldson i njohur si MrBeast nga videot e tij të pafundme në YouTube. Vetëm në vitin 2021, Jimmy fitoi 54 milionë dollarë dhe kanali i tij aktualisht është i teti me më shumë abonentë në të gjithë YouTube. 24-vjeçari ka mbi 88 milionë abonentë në YouTube dhe videot e tij kanë më shumë se 10 miliardë shikime. Ai u bë një sensacion në internet pasi videoja e tij e quajtur ‘Counting to 100,000’ u pa 10 mijë herë në vetëm pak ditë në 2017.

Së fundmi, i riu ka paguar operacionet e 1000 njerëzve të verbër duke u rikthyer atyre shikimin. 24-vjeçari publikoi një video që detajon numrin e njerëzve nga SHBA dhe në mbarë botën, të cilët ai ka ndihmuar. Në video, MrBeast tregon pacientët duke u hequr fashat pas operacionit dhe tregon reagimin e tyre.

Për shumë prej tyre ishte hera e parë që kishin parë. Një pacient ishte një burrë i quajtur Charlie, të cilin shikimi i përkeqësuar e pengoi të punonte. Pas kryerjes së operacionit, Charlie është në gjendje të shohë përsëri dhe MrBeast i ofroi atij afro 9,200 euro.