Celebrities Showbiz

Willow Smith komenton për herë të parë incidentin e “Oscars”!

Willow, vajza e Jada Pinkett Smith dhe Will Smith, ka komentuar për herë të parë incidentin që i ati shkaktoi në Oscars kur goditi komedianin Chris Rock, për një shaka lidhur me Jada-n. Në një intervistë të bërë së fundmi ajo u shpreh se:

Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme.

21-vjeçarja shtoi se incidenti nuk ndikoi në krijimtarinë e saj dhe se nuk e tronditi atë “sikurse demonët e saj të brendshëm”. Ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishin saktësisht të emocionuar me shpjegimin e Willow duke komentuar në forma të ndryshme fjalët e saj, sipas disa komentuesve që thonin:

Edhe ne jemi njerëz, por nuk i godasim me shuplaka të tjerët në TV.

Kemi disa rregulla dhe respekt.

Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte pothuajse e harruar derisa Will Smith publikoi një video në kanalin e tij në YouTube kur i kërkonte falje komedianit. Që prej publikimit të saj, US Weekly ka raportuar se video nuk ishte në të vërtetë ideja e vetë Smith dhe plani ishte menduar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.

Willow Smith është duartrokitur për veprimet e saj teksa ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në nevojë. Vajza 21-vjeçare e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith vuri re se një fanseje i kishte rënë të fikët gjatë koncertit të saj në PPG Paints Arena në Pittsburgh të martën. Ajo e ndaloi shpejt performancën e saj dhe një video e shpërndarë në internet tregon yllin duke folur me turmën për t’i ofruar fjalë inkurajimi fanses së lënduar përpara se t’i uronte një shërim të shpejtë.