Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Xheisara: “Këtë vit kam kuptuar që unë një herë kam dashuruar, edhe jam dashuruar me…”

E ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike ishte këngëtarja Xheisara. Në një intervistë shumë interesante, Xheisara zbuloi detaje lidhur me karrierën e saj në muzikë e jo vetëm.

Ajo tregoi rreth planeve që ka në muzikë dhe zbuloi në Top Albania Radio se është duke punuar për dy projekte muzikore. Por përse ka hyrë Xheisara në fushën e muzikë, a është fama ajo që e tërhoqi drejt saj? Këtë e zbulon vetë artistja në “Ndryshe”.

Unë nuk dua famën, dua suksesin.

Një moment pikant gjatë intervistës, ishte teksa Xheisara u pyet lidhur me kolegen që nuk pëlqen. Ajo nuk e pati një emër, ose të paktën nuk e bëri publik atë!

Unë s’kam asnjë këngëtare inat sepse jam në paqe me veten. Edhe po të kem s’do ta them…

Por a ka dashuruar ndonjëherë artistja? Këtë e zbulon ajo duke bërë përsëri lidhjen me muzikën. Gjithashtu, ajo u shpreh se për çfarë do ta linte pasionin e saj…

Për asgjë në botë nuk do ta lija muzikën. Këtë vit kam kuptuar që unë një herë kam dashuruar, edhe jam dashuruar me mikrofonin kur u ngjita në skenë!

Këto e të tjera u diskutuan gjatë ditës së sotme në “Ndryshe”, në një intervistë sumë speciale nën moderimin e Salsanos dhe Adit. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube.