Celebrities Music Showbiz

Ylli i njohur i “Aquaman” është një nga fansat më të mëdhenj të Billie Eilish!

Këngëtarja e njohur Billie Eilish është duke zhvilluar turneun e saj botëror i quajtur “Happier Than Ever”. Një turne i cili përfshin koncerte mjaft madhështore me qindra e mijëra fansa të cilët i kanë blerë biletat e koncertit muaj më parë.

Një artiste e re si Billie ende në moshën 20-vjeçare di si ta elektrizojë skenën me performancat e saj mjaft unike dhe shumë emocionuese. Në të gjitha koncertet e saj ka edhe njerëz special që gjithashtu i përkasin botës së madhe të artit, bëhet fjalë këtë herë për yllin e njohur Jason Momoa.

Aktori i njohur ka qenë i pranishëm në një nga koncertet më të fundit të saj dhe këtë e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social Instagram, nga ku edhe kishte shkruar:

@billieeilish të duam. Çfarë nate fantastike me vajzën time të vogël Për zozo-n tonë @zoeisabellakravitz motrën tonë më të madhe në botë, për vajzën e madhe që i ka bërë të gjitha bashkë, dëshirojmë të ishe me ne. Do ta kujtoj përgjithmonë këtë natë, kam kaq shumë dashuri dhe mirënjohje, i lumtur baba arush aloha j.

Në koncertin e zhvilluar në Los Angeles, aktori i njohur si “Aquaman” atë natë kishte postuar edhe shumë InstaStory ku edhe mund të shikohej gëzimi në sytë e vajzës por edhe mund që të dëgjohej teksa edhe ai vetë këndonte me zë shumë të lartë këngët e Billie-t.

Pas këtij postimi mjaft të bukur nuk ka munguar as komenti i Billie-t vetë. Ku ajo u shpreh se i donte shumë ata.

Turneu i saj ende nuk ka mbaruar por ndërkohë ia vlen që të përmendim se ajo i është bashkuar nismës së madhe të shumë artistëve të njohur si Katy Perry, Elton John, Madonna, Maneskin, Miley Cyrus dhe shumë të tjerëve për të dalë në mbrojtje të Ukrainës dhe për të mbledhur sa më shumë fonde dhe ndihma.