Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Një dokumentar që do të fokusohet në jetën e saj pas ndarjes nga Gerard Pique, prisni “bombën” e radhës nga Shakira!

Ylli kolumbian Shakira thuhet se është duke përgatitur një dokumentar ‘bombë’, i cili do të fokusohet në ndryshimet dramatike të jetës së saj të shkaktuara nga ndarja me Gerard Piquen. Artistja kolumbiane, mori vëmendje të madhe në muajt pas ndarjes me futbollistit duke publikuar disa këngë përfshirë “BZRP Music Session #53”, në të cilën ajo pretendonte se Pique kishte ‘këmbyer një Rolex për një Casio’, kur u nda nga ajo për t’u lidhur me 24-vjeçaren Clara Chia. Ndërkaq, gazetarja spanjolle Laura Fa tha se:

Mendoj se dokumentari do të jetë për dramën që ajo ka kaluar. Në ditët e sotme duket sikur nëse je një person i famshëm dhe nuk e ke realitetin tënd të stilit dokumentar, je askushi!

Rikujtojmë, se Shakira dhe Pique u ndanë në maj të vitit të kaluar pas 11 vitesh së bashku. Ata nënshkruan një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve dhjetorin e kaluar pas një negocimi të stërzgjatur i cili arriti në krye me një takim maratonë 12-orësh me avokatët e tyre.  Ndërkaq, sipas revistës Forbes, pasuria e yllit të muzikës pop e mbledhur ndër vite i kalon 400 milionë dollarë, ndër të cilat janë disa shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të botës.

Trilogjia e saj e këngëve të fundit, ‘Te Felicito’, ‘Monotonía’ dhe ‘Session 53’, në të cilën ajo i lë disa mesazhe Gerard Pique, gjithashtu ka gjeneruar mjaft para për të, më shumë se 21 milionë dollarë. Rikujtojmë gjithashtu se 46-vjeçarja ka arritur marrëveshje me prokurorin publik spanjoll për të zgjidhur një çështje mashtrimi fiskal, pikërisht kur gjyqi i saj ishte gati të fillonte në Barcelonë.

Këngëtarja ka rënë dakord për të paguar një gjobë prej 7.5 milionë eurosh dhe në këmbim do të shmangë rrezikun e burgut. Shakira akuzohet se nuk ka paguar 14.5 milionë euro në tatimin spanjoll mbi të ardhurat midis viteve 2012 dhe 2014. Si pjesë e marrëveshjes, Shakira pranoi akuzat dhe një gjobë prej 50% të shumës së borxhit, më shumë se 7.3 milionë euro.