Celebrities Film & Tv Showbiz

Zarf i Zi në shtëpinë e BBV3/Përjashtohet nga gara Klodian Duro, shkak deklarata e papranueshme!

Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”. Shkak është bërë një deklaratë e tij pas spektaklit të mbrëmshëm, që është cilësuar e papranueshme. Në Zarfin e Zi të lexuar vetëm pak minuta më parë Vëllai të Madh njofton se:

Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë nga gara në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të kësaj shtëpie të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.