Celebrities Gossip Showbiz

Zayn Malik mori vesh që Gigi po përflitet për një romancë të mundshme me Leonardo DiCaprio dhe nuk dëshiron ta humbasë modelen!

Së fundmi po aludohet se këngëtari i njohur Zayn Malik po tenton që të kthehet me ish-partneren e tij. Thuhet se ai dëshiron të pajtohet me Gigi Hadid mes thashethemeve se ajo ka nisur të takohet me yllin e Hollywoodit, Leonardo DiCaprio. Ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me supermodelen, por ai shpreson të ribashkohet me të.

Një burim i brendshëm tha për Hollywwod Life se:

Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigin. Ata kanë marrëdhënie të mira tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të.

Kjo vjen në mes të thashethemeve se Hadid ka nisur një lidhje dashurie me yllin e “Titanic”, i cili ka qenë një nga artistët më të përfolur pas ndarjes nga partnerja Camila Morrone. Malik dhe Hadid, të cilët janë prindër të vajzës Khai, dikur ishin një nga çiftet më të dashur të Hollywoodit, të cilët ishin bashkë nga viti 2015 deri në 2021. Romanca e tyre përfundoi pasi këngëtari u përfshi në një sherr fizik me mamanë e modeles, Yolanda Hadid.

Së fundmi, babai i modeles Gigi Hadid, Mohamed Hadid ka komentuar në lidhje me romancën e supozuar të vajzës së saj me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, ai u shpreh se:

E kam takuar zotin DiCaprion në St.Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një burrë shumë i mirë. Më pëlqeu.