Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet letra që shkruajti Silvio Berlusconi dy ditë para vdekjes!

Pak kohë pas ndarjes së tij nga jeta, mediat italiane ka bërë publike letrën e fundit të shkruar nga vetë Silvio Berluscoit. Letrën e ka zbuluar vajza e tij, Marina Berluscoi të cilën e kishte vendosur në parathënien e librit të ri të Paolo Del Debbio. Maria ka bërë me dije se këtë letër babai i saj e ka shkruar momentet e fundit në ambientet e spitalit ku ishte shtruar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Letra e plotë:

“Por, President, çfarë partie është Forza Italia? A: Forza Italia është partia e zemrës, Forza Italia është parti e dashurisë, për fëmijët e dikujt, për nipërit e mbesat, për të gjithë. Forza Italia është partia që beson në Zotin dhe dashurinë e tij për të gjithë ne. Forza Italia është partia që ndihmon ata që janë në nevojë. Është partia që u jep atyre që nuk kanë. Forza Italia është partia e shtëpisë që duhet të kemi të gjithë. Forza Italia është partia e botës pa kufij, e botës që e do veten, e botës së bashkuar dhe respektuese për të gjitha shtetet.

Forza Italia është partia e botës që e do paqen, e botës që e konsideron luftën çmendurinë e çmendurisë, ku vriten të tjerë që as nuk e njohin njëri-tjetrin, Forza Italia është partia e botës pa kufij, e shteteve që ndihmojnë njëri-tjetrin. Forza Italia është partia e lirisë, e demokracisë, e krishterimit, është partia e dinjitetit, e respektit për të gjithë njerëzit, është partia e garantimit të drejtësisë, e përsëris, Forza Italia është partia e lirisë. Forza Italia është parti për mua, për ju, për të gjithë ne (…) D: Ah, pikërisht, harrova. Po ju i kujt partie jeni? Përgjigje: Edhe unë jam i Forza Italia, partia që kam themeluar, të cilën do të doja të mund ta bëja, duke bindur të gjithë qytetarët e Italisë dhe të botës” – shkruan Berlusconi.

Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian temë e rëndësishme ka qenë ndarja e pasurisë së tij. Ajo që ish-bosi i Milanit u ka lënë fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi llogaritet të jetë një pasuri mbi pesë miliardë euro, përfshirë këtu kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me një vlerë prej 2.8 miliardë eurosh, bashkë me aksionet e tij në Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Towers dhe Prosieben, bëhen katër miliardë. Pasuritë e paluajtshme të ish-shefit të qeverisë italiane vlerësohen të jenë rreth 700 milionë euro. Në fund hyjnë edhe jahtet dhe të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones.