Celebrities

Zbulohet partnerja skenike e Arbër Çepanit dhe ajo nuk është aspak e panjohur për ne!

Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga programe të të tjera si “Kepi i Tundimeve” apo “Për’Puthen”. E në gjithë këto prodhime, një tjetër spektakël do të nisë shumë shpejt dhe bëhet fjalë pikërisht për “Dancing with the Stars”.

Duket se personazhet vip dhe artistët që do të jenë pjesë e show do të dhurojnë super spektakël, teksa do të shfaqin talentin e tyre në kërcim. Njëri prej tyre është edhe Arbër Çepani. Të gjithë e identifikojmë si fituesin e “Big Brother 1”.  Ai do të provojë që të sfidojë veten duke kërcyer.

E sigurisht që në këtë sfidë do t’i bashkohet edhe një balerinë dhe ajo është Erisa Govaçi. Ajo është prej disa vitesh pjesë e trupës së baletit në Top Channel, teksa ka provuar në “Portokalli” edhe aktrimin, diçka që e ndihmon të luajë karaktere të ndryshme dhe të këtë kompromentimin e duhur skenik.

Ne i urojmë suksese në këtë rrugëtim dhe mezi po presim që ta shikojmë dyshen teksa performon në zhanre të ndryshme kërcimi.