Celebrities Music

Zbulohet shkaku i vdekjes së Tina Turner!

Shkaku i vdekjes së Tina Turner është zbuluar një ditë pas vdekjes së saj. Këngëtarja legjendare u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Kusnach afër Cyrihut pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.

Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada. Përfaqësuesit e saj tani kanë konfirmuan për DailyMail se mbretëresha e ‘Rock ‘n’ Roll’-it vdiq nga shkaqe natyrore. Ata njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj, duke thënë:

Me të bota humbet një legjendë dhe model të muzikës.

Pas vdekjes së saj, disa kujtime të Turner u rishfaqën, ku ajo pranoi se dikur kishte menduar për vetëvrasje në vitin 2016 përpara se bashkëshorti i saj Erwin Bach t’i dhuronte veshkën e tij asaj.Turner kishte zbuluar se presioni i lartë i gjakut i pamenaxhuar e kishte përshpejtuar dëmtimin e veshkave të saj dhe ajo filloi të bënte paqe me idenë e vdekjes.

Bashkëshorti i saj Bach i dhuroi veshkën e tij asaj në vitin 2017. Vdekja tragjike e Tina Turner shkaktoi tronditje në të gjithë botën, por shkaku i vdekjes së saj ishte i panjohur më parë.

Turner u diagnostikua për herë të parë me presion të lartë të gjakut në vitin 1978, dhe në vitin 2016 filloi betejën e saj me kancerin e zorrëve.Në të njëjtën kohë, veshkat e saj po dështonin, gjë që çoi në operacionin e saj të transplantit në 2017.

Më 9 prill 2023, në ato që besohet se janë komentet e saj të fundit publike, ajo i tha The Guardian se si shpresonte që bota ta kujtonte atë dhe se si ajo nuk kishte frikë nga vdekja.

Të enjten, dashamirës dhe fansa u mblodhën jashtë shtëpisë së Tina Turner për të nderuar legjendën e muzikës që e kishte bërë Zvicrën shtëpinë e saj për gati tre dekada. Turner u transferua në Zvicër me partnerin e saj prej kohësh Bach në vitin 1995. Në vitin 2013, pak pasi u martua me Bach, ajo u bë shtetase zvicerane dhe hoqi dorë nga shtetësia e saj amerikane.