Film & Tv

Zbuloni se kur do të ketë premierën filmi i fundit “Fast and Furious”!

Aktori i njohur, Vin Diesel ka zbuluar se filmi i 11-të dhe i fundit i “Fast and Furious” do të ketë premierën në vitin 2025. Vazhdimi i filmave aksion që thyen rekorde duke fituar më shumë se 6.6 miliardë dollarë në arkë filmike do të shfaqet më 19 maj. Por fansat do të duhet të presin deri në vitin 2025 për finalen e madhe të ekskluzivitetit, pasi Diesel zbuloi se filmi përfundimtar do të jetë pjesa e dytë e “Fast X”.

Duke folur në CinemaCon në Las Vegas 55-vjeçari, i cili luan Dominic ‘Dom’ Toretto, tha:

Kjo verë është vetëm fillimi i Fast X dhe me gjithë mundin e dashurinë tuaj dhe faktin që jeni pjesë e familjes sonë, Fast X do të vazhdojë. Pas kësaj vere shpërthyese, unë do të kem privilegjin të vij tek ju për pjesën e dytë në 2025.

Vin, emri i vërtetë i të cilit është Mark Sinclair, shtoi:

Fast tani është ekskluziviteti më i gjatë në historinë e filmit që shfaq të njëjtët aktorë që luajnë të njëjtët personazhe. Kjo është familja jonë, publiku është familja jonë dhe teksa po ndërtonim drejt kësaj arritjeje tërhoqëm regjisorët që sollën magjinë e tyre në sagë. Unë jam krenar të them se për gati dy dekada filmat kanë qenë të suksseshme për secilin prej regjisorëve tanë.

Filmi i parë “Fast and Furious” u publikua në vitin 2001, me Diesel dhe të ndjerin Paul Walker si dy protagonistë. Regjisori Louis Leterrier tha më parë për Empire Magazine se çfarë mund të presin fansat nga filmi i fundit:

Po fillon një luftë. Po i vjen fundi dhe është një garë deri në fund. Nuk dua ta teproj, por ajo që ne po planifikojmë është thjesht gjigante, në aspektin e veprimit, shtrirjes dhe emocioneve.