Celebrities Live From Tirana

Zbuloni yjet që kanë hyrë për herë të parë në “Social Top 5”!

Çdo fundjavë është rubrika shumë e dashur “Social Top 5” e moderuar nga Ksenja Shoshaj dhe Elios Shuli, ku aty njihemi me yjet më të dashur për publikun, ata që janë më të ndjekurit në rrjetin social, Instagram.
Prej kohësh kishim vënë re se publiku apo ndjekësit kishin të preferuar po të njejtët VIP-a, por mesa duket jo më. Këtë javë do të shohim se preferencat kanë ndryshuar dhe listës i janë shtuar shumë personazhe të rinj e shumë të dashur për të gjithë.

Personazhet e huaj:

4. Kim Kardashian së fundmi i ka lënë postimet e fotove seksi dhe më së shumti publikon foto nga fëmijëria, por gjithsesi mbetet e dashur nga publiku. Ajo ka shtuar 3M ndjekës.
3. Kylie Jenner vjen në vend të tretë pasi ka shtuar dhe ajo 3M ndjekës.
2. Jennifer Lopez bëri bujë të madhe pas ribashkimit të saj me dashurinë e vjetër, Affleck. JLo-s i janë shtuar 5M ndjekës.
1. Cristiano Ronaldo vijon të qëndrojë në vend të parë edhe për këtë javë, atij i janë shtuar 6M ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

5. Adrola Dushi ka shtuar gjatë këtyre shtatë ditëve 1K ndjekës.
4. Alban Ramosaj nuk ka mbaruar së shijuari suksesin e këngës së tij “Shpirto”, duket se këtë javë atij i janë shtuar 2K ndjekës.
3. Almeda Sayisman Abazi, është e re në listën tonë dhe është pozicionuar në vendin e tretë. Pasi ka fituar 3K ndjekës.
2. Butrint Imeri ndodhet në vendin e dytë me 4K ndjekës të shtuar.
1. Aurela Hoxha kryeson, kjo prej postimeve të shumta me të birin e saj, të cilin e mbajti të fshehur për muaj. Ajo ka shtuar 12K ndjekës.