Celebrities Gossip Showbiz

Zoë Kravitz ka një përgjigje për të gjithë kritikët e fustanit të saj në “Met Gala”!

Aktorja e njohur Zoë Kravitz ka reaguar së fundmi ndaj kritikave lidhur me veshjen e saj në eventin “Met Gala 2021”. Aktorja parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan krejtësisht të tejdukshme nga “Saint Laurent”.

Kjo paraqitje e saj u kritikua nga një pjesë e fansave të cilët komentuan se ajo kishte dalur komplet e zhveshur. Menjëherë, Kravitz ka reaguar ndaj komenteve duke u shprehur se nuk ka asgjë të keqe te fustani i saj.

Të mos qenit rehat me trupin e njeriut është kolonizim, shpëlarje truri. Është vetëm një trup. Të gjithë e kemi një të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që Zoë i bën të njohura ndjenjat e saj kur bëhet fjalë për opinionin e publikut për të. Vetëm pak javë më parë, aktorja ndau një postim në mediat sociale mes spekulimeve për lidhjen e saj me Channing Tatum.

“E!” raportoi asokohe se një burim u shpreh se ata nuk janë thjesht miq. Tatum dhe Kravitz kanë punuar së bashku për debutimin e Kravitz si regjisore në filmin “Pussy Island”. Burimi tha:

Ka më shumë se një miqësi në atë që po ndodh me Channing dhe Zoë. Ata po kalojnë shumë kohë së bashku dhe po argëtohen. Janë më shumë se thjesht miq të ngushtë. Marrëdhënia e tyre është rritur më shumë.

Rikujtojmë, se Kravitz disa kohë më parë kërkoi divorcin nga partneri i saj prej 18 muajsh, aktori Karl Glusman. Vajza e Lenny Kravitz dhe aktori 31-vjeçar janë lidhur që në 2016-ën dhe vetëm pak muaj më parë, Zoe rrëfeu për revistën “Rolling Stone” se ata ishin fejuar.