Së fundmi po qarkullon lajmi se vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany Trump do të martohet nëntorin e këtij viti në Mar-a-Lago, Florida me të fejuarin e saj, Michael Boulos. “Page Six” ka raportuar se dasma do të mbahet me 12 nëntor në pronën luksoze të Trump.
Sa i përket detajeve të dasmës, thuhet se do të jenë më shumë se 500 të ftuar që do të marrin pjesë në festën e madhe të mbikëqyrur nga Donald dhe ish-gruaja e tij, Marla Maples. Një burim tha për “Page Six” se:
Ka pasur shumë planifikime. Ky është momenti i madh për Tiffany dhe do të jetë luksoz.

Sjellim në vëmendje se miliarderi Boulos i propozoi Tiffany-t në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një diamant mahnitës 13 karatësh të blerë në Dubai, që besohet të jetë me vlerë deri në 1.2 milionë dollarë. 28-vjeçarja njoftoi fejesën e saj me Boulos në vitin 2021. Ai ishte student për menaxhim projektesh në City University të Londrës kur takoi Tiffany ndërsa ajo ishte me pushime në Mykonos, Greqi, me Lindsay Lohan në 2018.

Rikujtojmë, se para disa kohëve ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u përball me një intervistë jo edhe aq të zakonshmë për të, me një vajzë 11-vjeçe, babai i të cilës është një multimilioner. Clover Weitsman, është vajza e bizesmenit Adam Weitsman, e cila intervistoi ish-presidentin si pjesë e një projekti të shkollës, për të mësuar rreth anëve të ndryshme të spektrit politik.
Ndër të tjera ajo e pyeti Trump se çfarë këshille do t’i jepte babait të saj për rritjen e vajzave të tij?
Unë kam pesë fëmijë. Që nga dita që ata ishin aq të rritur sa të kuptonin, unë i thashë jo drogë, as alkool, as cigare dhe unë ja thoja këtë gjatë gjithë kohës.
Trump është babai i Donald Trump Jr., Ivanka Trump, Eric Trump, Tiffany Trump dhe Baron Trump. Vëllai i tij më i madh, Fred, vdiq në moshën 42-vjeçare nga alkoolizmi.