Mbrëmjen e djeshme, një darkë mes Laertit dhe Olës ka shkaktuar shumë reagime nga banorët ku disa e kanë cilësuar lojë dhe disa e kanë vlerësuar si të sinqertë.
Një ndër banoret, më e revoltuara për këtë gjë ishte Valbona Mhilli, që ka bërë një deklaratë të papritur ndaj Laertit, duke e akuzuar atë për veprime të papranueshme gjatë periudhës që ka punuar në një radio. Ajo ka zbuluar se bashkëshortja e Kelly-t ka vendosur ta shkarkojë aktorin nga puna, duke theksuar se shkarkimi është bërë për shkak të denigrimit ndaj femrave.
Valbona e ka cilësuar Laertin si të pafytyrë dhe ka shprehur hapur indinjatën e saj për këtë situatë.
Për më tepër, ajo i ka kujtuar Laertit premtimet që ai kishte bërë në fillim të formatit, duke treguar se ndihet e mashtruar nga veprimet e tij. Ky reagim i Valbonës ka shtuar tensione dhe ka ndezur debate mes tyre.