Health & Beauty

Vaping lidhet zyrtarisht me një sëmundje të rrallë dhe të pakthyeshme të mushkërive!

Zyrtarët e shëndetësisë kanë konfirmuar se vaping është lidhur me një sëmundje të rrallë dhe të pakthyeshme të mushkërive. Hetimet e fundit mjekësore kanë zbuluar dëmtime të rënda të mushkërive te pacientë që kanë raportuar përdorim të vazhdueshëm të cigareve elektronike. Gjendja përparon shpejt dhe nuk ka kurë të njohur. Mjekët thonë se sëmundja duket se shkaktohet nga grimca kimike të thithura që nxisin mbresëzim afatgjatë në mushkëri.

Pacientët përjetojnë dhimbje gjoksi, gulçim dhe ulje të kapacitetit të frymëmarrjes. Shumë prej tyre kanë nevojë për mbështetje mjekësore të vazhdueshme për shkak të humbjes së përhershme të funksionit respirator. Ekspertët e shëndetit publik po bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim, ndërsa vaping vazhdon të rritet në popullaritet. Ata paralajmërojnë se rreziqet mund të jenë dukshëm më serioze sesa është kuptuar më parë.

Një cigare e vetme merr rreth 20 minuta nga jeta e një personi, sipas një studimi nga Kolegji Universitar i Londrës. Studimi bazohet në të dhënat më të fundit nga Studimi i Mjekëve Britanikë, i cili filloi në vitin 1951 si një nga studimet e para të mëdha në botë mbi efektet e pirjes së duhanit dhe Studimi i miliona grave, i cili ka gjurmuar shëndetin e grave që nga viti 1996. “Njerëzit në përgjithësi e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme, por priren të nënvlerësojnë sa shumë,”-tha Dr Sarah Jackson, një studiuese kryesore në grupin kërkimor të alkoolit dhe duhanit në UCL.

Vaping ndikon menjëherë në shëndetin vaskular dhe nivelet e oksigjenit, sipas një studimi edhe pa nikotinë. Sipas një studimi të ri, përdorimi i cigareve elektronike ndikon menjëherë në funksionimin e enëve të gjakut të përdoruesit, edhe nëse pajisja nuk përmban nikotinë. Studimi është paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut në Çikago dhe tregoi gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike me ose pa nikotinë uli një tregues të njohur si ngopja me oksigjen venoz. Kjo mund të nënkuptojë se mushkëritë e personit marrin më pak oksigjen.