Aktualitet

Vdekja e gruas së ish-portierit Alban Hoxha, Doriana Haka: Burg reanimatores dhe kirurgut!

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Sipas vendimit gjyqësor, reanimatorja Elona Burba u dënua me 1 vit burg, i cili u konvertua në 2 vite shërbim prove, si dhe me pezullim licence për 2 vite. Ndërkohë, kirurgu Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burg, të cilët u konvertuan në 12 muaj shërbim prove.

Pak javë më parë, prindërit e 25-vjeçares së ndjerë u shprehën se kanë 11 vite që presin drejtësi, duke theksuar “një fëmijë po rritet pa nënë”.

Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi. Pati një ballafaqim mes ekspertëve: pyetje përgjigje e zgjati pak gjatë dhe u revoltova ndaj fola në seancë të gjyqit. Shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar, por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund, u shpreh Hamide Haka.