Aktualitet Politikë

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të!

Sot në një konferencë për gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi seancën në Kushtetuese ku i pranishëm është edhe Erion Veliaj, aty ku shqyrtohet ankimimi për mënyrën e shkarkimit. Berisha u shpreh se pavarësisht se PD-ja mbështet arrestimin dhe dënimin e Veliajt, duhet të jemi të drejtë me të.

Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milion euro dhe nuk i gjendet as nami e as nishani. Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij. Kjo është e vërteta, që ta dini. Eshtë Edi Rama.

Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm. Të dy nuk i merrte dot. Për Belindën i bien bandat në të katër anët.

Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha?

Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës. Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut. Të themi të vërtetat.

Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.
Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un? Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës.

U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit. Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.
Jo, tha, nuk munda.

Pse i solla këto dy shembuj? Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo. Por, prapë në një vend demokratik, procedura është themelore. Eshtë përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha.