Celebrities Gossip Showbiz

Vëllai i Eminem reagon për vdekjen e nënës së tij! “Urrejtje dhe…”

Nathan “Nate” Kane Mathers, gjysmëvëllai i Eminem, ka reaguar pas vdekjes së nënës së tij, Debbie Nelson, e cila ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin e mushkërive.

Vëllai i Eminem ndau emocionet e tij në një postim në Instagram, ku shkroi:

Urrejtje dhe emocione të përziera sot

– duke treguar vështirësinë që po kalonte pas humbjes së nënës.

Derisa Nate ka reaguar publikisht, Eminem ende nuk ka dhënë një deklaratë për vdekjen e nënës së tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Debbie Nelson u publikua nga TMZ në fillim të kësaj jave. Vëllai i Eminem ka qenë i ndarë nga nëna për vite të tëra, pas një periudhe të vështirë me të, dhe në moshën tetë vjeçare, ai u vendos në kujdestarinë e familjes. Pas një periudhe, kur Nate ishte 16 vjeç, Eminem e adoptoi atë si vëllain e tij.

Debbie Nelson e solli në jetë Nate me Fred Samara Jr., rreth 14 vjet pasi kishte lindur Eminem me Marshall Bruce Mathers, Jr. Gjatë një interviste të vitit 2008, Nelson kishte folur për marrëdhëniet e saj të vështira me djemtë, duke theksuar:

Nuk do të heq dorë kurrë nga fëmijët e mi. Nuk do të heq dorë nga askush.