Celebrities Showbiz

“Vendimi më i vështirë i jetës sime”/ Bashkëshortja e Bruce Wills jep lajmin e hidhur, aktori legjendar dërgohet nën kujdes të përhershëm!

Aktori legjendar i “Die Hard”, Bruce Willis, po jeton aktualisht nën kujdes të përhershëm, larg familjes së tij, si pasojë e përkeqësimit të sëmundjes së demencës frontotemporale. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, në një intervistë prekëse për programin special të ABC-së, “Emma & Bruce Willis: The Unexpected Journey”.

Emma, e cila ka dy vajza me aktorin – Mabel, 13 vjeçe dhe Evelyn, 11 – tha se vendimi për ta sistemuar Bruce-in në një shtëpi me kujdes 24 orë ishte “një nga më të vështirët” që ka marrë ndonjëherë:

E dija që, para së gjithash, Bruce do ta dëshironte këtë për vajzat tona. Do të donte që ato të jetonin në një shtëpi të përshtatur për nevojat e tyre, jo për të tijat.

Megjithëse nuk jetojnë më nën të njëjtën çati, Emma theksoi se janë “shumë shpesh atje” dhe se e konsiderojnë atë shtëpi si “shtëpinë e dytë”.

Është një shtëpi e mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe të qeshura. Është e mrekullueshme të shohësh sa shumë nga miqtë e Bruce vazhdojnë të vijnë për ta vizituar – sjellin jetë dhe gëzim.

Ish-bashkëshortja e Bruce, Demi Moore, dhe vajzat e tyre – Rumer, 36, Scout, 33, dhe Tallulah, 31 – gjithashtu e vizitojnë aktorin rregullisht, duke ruajtur lidhjen familjare në këtë periudhë të vështirë. Emma, 49 vjeçe, rrëfeu se diagnoza e Bruce ka qenë një përvojë e rëndë dhe shpeshherë e vetmuar. Ajo foli për ankthin dhe shqetësimet që ka përballuar, duke përmendur nevojën për t’u kujdesur për çdo detaj të sigurisë në shtëpi për shkak të sjelljeve që lidhen me demencën:

Pacientët me FTD mund të ndihen të shqetësuar nga zhurmat e forta, prandaj ndalova së organizuari ‘playdate’ apo fjetje me shoqe për vajzat. Jo vetëm që isha e izoluar, por izolova gjithë familjen tonë – vajzat gjithashtu. Dhe kjo ishte e qëllimshme. Ishte një kohë e vështirë, shumë e vështirë.

Pavarësisht vështirësive, Emma po merr trajtim për depresionin dhe është mirënjohëse për momentet e vogla me Bruce-in, duke thënë se lidhja emocionale ende ekziston.

Kur jemi me të, ai ndriçon. Na mban për dore, na përqafon, na puth. Ai e ndien praninë tonë dhe reagon. Kjo është gjithçka që më nevojitet. Nuk më duhet të më njohë si bashkëshorten e tij, nuk ka rëndësi data e martesës. Thjesht dua të ndiej që kemi ende një lidhje – dhe e kemi.

Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022 pas diagnozës me afazi, e cila më vonë u konfirmua si demencë frontotemporale. Roli i tij i fundit ishte në filmin aksion-shkencor Assassin, i publikuar në mars 2023.