Gossip Showbiz

Veprimi i fundit i Brooklyn Beckham ndez alarm brenda familjes? E sheh botën vetëm përmes Nicolës?

Brooklyn Beckham ka bërë së fundmi një ndryshim të vogël në pamje, por me domethënie të madhe. Ai ka ndërruar foton e profilit në Instagram, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta brenda familjes Beckham dhe ka nxitur komente të shumta mes ndjekësve.

Ky veprim vjen menjëherë pas deklaratës së gjatë dhe të fortë, ku Brooklyn akuzoi prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, për kontroll dhe ndikim negativ në marrëdhënien e tij me bashkëshorten Nicola Peltz.

Në foton e re, Brooklyn shfaqet i kthyer nga pas, duke nxjerrë në pah qafën dhe pjesën e pasme të kokës, ku bie në sy tatuazhi me sytë e Nicolës.

Sipas raportimeve të The Sun, familja e ka interpretuar këtë zgjedhje si një mesazh simbolik, që sugjeron se Brooklyn “e sheh botën nga perspektiva e Nicolës”.

Tatuazhi përfshin gjithashtu një letër emocionale që Nicola i kishte shkruar para martesës, ku ajo shpreh dashurinë e saj të përjetshme dhe mbështetjen e pakushtëzuar për të. Ky detaj ka shtuar edhe më shumë polemikat rreth përkushtimit ekstrem që Brooklyn shfaq publikisht ndaj bashkëshortes.

Një mik i afërt i Brooklyn-it e ka cilësuar veprimin si “të tepruar dhe pothuajse alarmues”, duke ngritur pikëpyetje mbi motivet dhe gjendjen emocionale pas këtij mesazhi publik.

Situata u bë edhe më e ndërlikuar pasi vëllai i tij, Cruz Beckham, pëlqeu një video të Victoria-s duke kërcyer në dasmë, një veprim që u interpretua nga fansat si një sinjal i ndarjes së hapur brenda familjes.

Kujtojmë se Brooklyn, 26 vjeç, në deklaratën e tij kishte bërë akuza të forta ndaj prindërve, duke u ndalur veçanërisht te momenti i vallëzimit të parë në dasmë, të cilin e përjetoi si poshtërues dhe të turpshëm.

Ndërkohë, mungesa e postimeve dhe mbështetjes publike nga pjesa tjetër e familjes vetëm sa ka forcuar dyshimet për një krizë serioze familjare.