Konsumi i verës në Francë po zvogëlohet gjithnjë e më shumë dhe popullariteti i birrës po rritet me shpejtësi. Këtë e ka treguar hulumtimi i fundit. Në periudhën 2019-2023, pjesa e verës në konsumin e pijeve alkoolike në tregun francez arriti në 40 për qind, që është një rënie prej 18 për qind krahasuar me periudhën 2007-2011, sipas të dhënave të hulumtimit të Kompania FranceAgriMer. Birra së fundmi ka kaluar verën në popullaritet te francezët, pra në periudhën 2019-2023. Pjesa e kësaj pije është 45 për qind në konsumimin e alkoolit, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2011, kjo përqindje ishte vetëm 29 për qind, sipas hulumtimit.
Alkooli zgjeron venat, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe duke ndikuar kështu në funksionet metabolike. Së fundmi shkencëtarët kanë gjetur se alkoolet si vodka, xhin apo alkoole të tjera të bardha mund t’ju bëjnë të ndiheni seksi duke ju rrisin vetëvlerësimin. Një grup hulumtuesish në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të studiojnë efektin e pijeve të ndryshme në organizmin e njeriut. Në varësi të alkoolit trupi i njeriut përgjigjet në forma të ndryshme dhe pasi shkencëtarët përpiluan të dhënat e 30 mijë të anketuarve dolën në përfundimet e mëposhtme.
Pijet si vodka, gini, uiski dhe alkoole të tjera të fortë ishin të lidhur me një sërë ndjenjash të forta. Ato kishin më shumë gjasa të sillnin ndjenja negative, si agresioni (në 30% të njerëzve), shqetësim (28%) dhe lot (22%). Por ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të nxisnin disa emocione pozitive, duke përfshirë ndjenjën e energjisë (58%), të sigurt (59%) dhe bukurisë (42%).
Njerëzit që pinë verë të kuqe dhe birrë, nga ana tjetër, kishin më shumë gjasa të raportonin se ndiheshin të relaksuar. Pothuajse 53% e njerëzve thanë se ndjehen të relaksuar pas pirjes së verës dhe pothuajse 50% pas birrës. Verë e kuqe, më shumë se vera e bardhë apo ndonjë lloj tjetër alkooli, ishte e lidhur me ndjenjën e lodhjes dhe përgjumjes.