Lifestyle

Vetmia po bëhet një “epidemi e heshtur”, dëmton shëndetin dhe ekonominë?

Vetmia nuk është më vetëm një gjendje emocionale që prek individin, por një fenomen me pasoja serioze për shëndetin publik dhe ekonominë.

Një raport i fundit i Shoqatës Amerikane të Shëndetit ka treguar se izolimi social rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike si tensioni i lartë, problemet kardiovaskulare dhe depresioni.

Por pasojat nuk mbarojnë këtu. Vetmia çon edhe në rritje të kostove shëndetësore, pasi individët e izoluar kërkojnë më shpesh ndihmë mjekësore, përdorin më shumë ilaçe dhe kanë nevojë për kujdes afatgjatë.

Në disa vende, kostot e lidhura me izolimin social po llogariten në miliarda dollarë çdo vit.

Studiuesit sugjerojnë se mënyra më efektive për ta luftuar këtë “epidemi të heshtur” është investimi në komunitete aktive: hapësira publike ku njerëzit mund të lidhen, programe për të moshuarit që shpesh mbeten të vetmuar dhe nxitja e aktiviteteve shoqërore që forcojnë lidhjet midis individëve.

Lidhja njerëzore, sipas tyre, është një nga “ilaçet” më të fuqishme dhe më të lira që ekzistojnë.