Film & Tv

Video/ Çasti kur G-Bani thyen rregullat e “BBV”, incidenti me Gjestin!

Dinamikat në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Një njoftim i rëndësishëm ka mbërritur sot për banorët duke e bërë këtë mëngjes tepër tronditës për ta. G-Bani është përjashtuar menjëherë nga gara, kjo si masë e ndërmarrë kundrejt dhunës e cila është rreptësisht e ndaluar në çdolloj forme dhe në çdo situatë.

“Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G-Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet!”, lajmëron “Vëllai i Madh” përmes një Zarfi të Zi për banorët!

Ndiqni videon kur G-Bani ka një incident me Gjestin gjatë sfidës së rezistencës. Ngjarja ka qenë e rëndë dhe ndaj nuk është pritur mbrëmja e të martës për t’u marrë vendimi.