Një tjetër moment i sikletshëm i presidentit amerikan Joe Biden me medien. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i mirëpriti komentet e gazetarit Piter Doocy mbi inflacionin dhe e ofendoi atë.
https://streamable.com/rifk40
Vetëm një orë më vonë, Biden zhvilloi një bisedë telefonike me të, ku u shpreh se nuk kishte asgjë personale. Doocy ndërkohë ka deklaruar se pati një bisedë të mirë me presidentin dhe e vlerësoi faktin që ai mori mundimin të sqarohej.
“Bota është në prag të Luftës së Tretë Botërore me të gjitha këto gjëra që po ndodhin.”- ka shtuar gazetari në sqarimin e tij.