Botë e Çuditshme

Virale në rrjet/Gazetari britanik raporton në 6 gjuhë krizën në Ukrainë!

Një 41 vjeçar, gazetar i ‘Associated Press’, i cili aktualisht po mbulon krizën në Ukrainë ka bërë xhiron e mediave sociale gjatë 24 orëve të fundit. Philip Crowther postoi në Twitter një video me momente të ndryshme nga lidhjet e tij live me gjashtë televizione të ndryshme.

Gazetari 41-vjeçar mbuloi zhvillimet në anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në gjuhën luksemburgishte. Natyrisht, postimi i Philip Crowther u bë viral dhe mori mijëra pëlqime dhe video e tij u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale. Crowther ka lindur në Luksemburg nga një baba britanik dhe një nënë gjermane.

Ai jeton në Uashington dhe është i specializuar në mbulimin e ngjarjeve politike dhe diplomatike dhe ka udhëtuar në shumë vende të botës si korrespondent për media të ndryshme. Sjellim në vëmendje rastin e meteorologes Rebecca Schuld, e cila raporton parashikimin e motit në CBS 58 News.

Ajo ka punuar si një pjesë e mirë e botës gjatë pandemisë, nga shtëpia që do të thotë, i duhej të dilte drejtpërdrejt për të folur rreth temperaturave ndërkohë që kujdesej për bebushen e saj, vetëm 13 javëshe.

Meteorologia mbante në krahë të voglën ndërkohë që fliste për motin dhe ajo çfarë ka bërë xhiron e botës është reagimi i bebit e quajtur Fiona. Vogëlushja ia doli të qëndronte si profesioniste pa u grindur asnjë sekondë, ndonëse sapo ishte zgjuar nga gjumi.