Aktualitet

Vjedhje të shumta në Tiranë, në pranga dy autorët!

Policia e Tiranës arrestoi dy të dyshuar për një seri vjedhjesh në kryeqytet. Akuzohen për 9 raste, përfshirë grabitjet në dyqane dhe tëe motomjeteve elektrike e biçikletave. Të arrestuarit, të njohur më parë për krime të ngjashme, u kapën pas hetimeve intensive të komisariateve nr. 2 e nr. 3. Materialet iu dorëzuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Në pranga ranë shtetasit Erjon Sopoti e Abdulla Zyberi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve. Zbardhen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 autorët e tyre, me precedent për të njëjtin krim.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe atyre policore të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste vjedhjesh, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit E.S., 26 vjeç dhe A.Z., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në 4 subjekte, si dhe se kanë vjedhur 5 motomjete elektrike dhe biçikleta. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ata. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.