Aktualitet

Përsëritës në vjedhje, pranga 44-vjeçarit në Tiranë!

Autor i dyshuar i tre vjedhjeve në Tiranë në muajt shkurt, maj e qershor, arrestohet në flagrancë një 44 vjeçar. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan 8 aparate celularë, municion luftarak, sende me vlerë, tre mjete identifikimi të dyshuara të vjedhura dhe një armë e ftohtë. Vijon puna për dokumentimin e të tjera vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës e ku mund të jetë përfshirë ky shtetas.

Njoftimi zyrtar policor:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht:

-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;

-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;

-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.