Vera është duke përfunduar dhe vjeshta është shumë pranë. Teksa gjatë kësaj periudhe mund të keni provuar modele plot ngjyra nga më të ndryshmet në thonjtë tuaj, tashmë mbase ka ardhur koha që të eksperimentoni me diçka më ‘vjeshtore’. Para se të lini takim me estetisten tuaj, hidhini një sy këtyre modeleve më poshtë…
‘French’
Është klasik, është elegant, është i përjetshëm. Tradicionalisht i përbërë nga një bazë rozë e çelët ose nude dhe një majë e bardhë e thoit, ka mbetur një element bazë për çdo pamje, nga eleganca e zyrës deri te shkëlqimi i modeleve të nusërisë.
Manikyri ‘french’ është bërë pothuajse aq klasik sa i kuqi, thotë stilistja e famshme e thonjve Elle Gerstein. Duke punuar me yje si J. Lo dhe Blake Lively, Gerstein ka bërë thonj për më shumë se 35 vjet.
Është kënaqësi të shohësh se si ka evoluar manikyri francez gjatë gjithë këtyre viteve, thotë Gerstein.
Si me çdo trend të mirë mode, ai përshtatet dhe përditësohet me kalimin e kohës. Ka kaq shumë mënyra për të ndryshuar pamjen e tij duke luajtur me ngjyrat, teksturat, duke krijuar një majë mikro french ose të trashë, thotë stilistja e thonjve Rachel Joseph. Gjithashtu duket shumë mirë në çdo gjatësi ose formë thonjsh.
Thonjtë me pika
Pikat janë modeli jozyrtar i vitit 2025. Kombinojini ato në një manikyr french me shumë ngjyra për më shumë gjallëri.
Ngjyra silver
Klientja ime ishte e fiksuar pas thonjve me ngjyrë kromi metalik, por ajo është gjithashtu shumë delikate. Kështu që vendosëm për thonj nude duke krijuar një pamje french/me spirale në majë, thotë Joseph.
Akuarel i butë
Printe kafshësh
Ndërkohë që printet me motive kafshësh mund (dhe duhet) të përdoren gjatë gjithë vitit, ato janë veçanërisht të përshtatshme për vjeshtën. Zgjidhni një për një pamje koherente, ose kombinojini ato siç tregohet në setin më sipër.
Disco Disco
Ky model përdor tre nuanca të ndryshme të manikyrit dhe na kujton nostalgjinë e diskos që të gjithë dëshirojmë këto ditë. Kjo pamje mund të bëhet me çdo kombinim ngjyrash, për ta mbajtur të freskët herë pas here.
Ngjyra toke
Pikturimi 3D
Manikyri transparent mbi thonj natyral krijon një stil të butë francez që është baza perfekte për një dizajn të përqendruar te majat. Ky model përdor vija abstrakte 3D të mbuluara me krom të artë.
Elegancë perlash
Siç tha dikur Jackie Kennedy, “Perlat janë gjithmonë të përshtatshme.” Kjo thënie vlen edhe për thonjtë – provoni t’i shtoni disa perla modelit tuaj klasik francez për një pamje argëtuese 3D.
Print Leopardi
Gjëja e mrekullueshme e manikyrëve french është se çdo gjë mund të vendoset në atë hapësirë të sipërme – provoni një model kafshësh për një stil dinamik që thotë “Kam thonj të mrekullueshëm!”