Showbiz

“Vogue Italia” mbledh modelet më të famshme për kopertinën e shtatorit

Numri i ri i “Vogue Italia” do të ketë në kopertinë fytyrat e disa nga modeleve më të famshme të momentit.

Emily Ratajkowski, Irina Shayk, Bella Hadid, Kaia Gerber e shumë të tjera. Numri i ri i revistës prestigjose që del në shtator vjen me temën “100 kovera, 100 njerëz, 100 histori”.

Disa nga modelet e përzgjedhura tregojnë historinë e fillimit të karrierës së tyre ekskluzivisht për “Vogue Italia”.