Ndarjen e librave falas, Opozita e konsideron “Mashtrimin e rradhës së Qeverisë”. Deputetja Demokrate, Albana Vokshi i cilëson “të përdorur” e “jo falas”, ndërsa shton se “Nxënësit nga klasa e 5-të në të 12-ën do blejnë libra me çmime të kripura. Sipas Vokshit, “Prindërit e fëmijëve që pritet të marrin tekstet shkollore në përdorim nga shteti, duhet ta kenë të qartë që nëse dëmtohen, do të gjobiten me vlerë të lartë”.