Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen është gati të heqë parashtesën ‘ID’ nga modelet e tij elektrike. VW-të e ardhshme si ID.2 dhe VW ID. EVERY1 i sapo njoftuar do të marrin më shumë emra normalë, jo një përzierje shkronjash të mëdha, pikësimi dhe numrash. “Makinat do të marrin përsëri emra të duhur”-tha anëtari i bordit të VW, Martin Sander, gjatë një interviste për median. “Kjo do të lindë posaçërisht me lançimin në treg të modeleve të reja; as ID. 2 dhe as ID. EVERY1, do t’i ketë këto emra në prodhim serik”. Volkswagen ka të ngjarë të fillojë me ndryshimet e reja të emrave në vitin 2026, atëherë kur marka do të lançojë ID.2.
Volkswagen nuk ka dhënë ende asnjë aluzion për emrat ose dizajnin e ri. Sander thotë se kjo do të ndodhë “kur të vijë koha”. Martin Sander, anëtar i Bordit Drejtues të Volkswagenit përgjegjës për shitje, marketing dhe pas-shitje, zbuloi në një intervistë për Auto und Wirtschaft se kompania synon të rikthehet në përdorimin e emrave konvencionalë për automjetet elektrike. Edhe pse Sander nuk dha detaje të mëtejshme, Volkswagen më parë kishte bërë të ditur se emrat tradicionalë si Polo, Fox apo Golf mund të përdoren edhe për automjetet elektrike.
Lajmi i mirë është se me elektrifikimin, Volkswagen nuk do të nxjerrë në pension modelin e famshëm. Konkretisht, GTI po kthehet, por do të jetë i lidhur me një model elektrika shtu siç u njoftua në vitin 2023 kur ID u lançua. Koncepti GTI, Volkswagen po përgatit një version sportiv. Megjithatë, në vend të ID.2 të ardhshëm në versionin GTII, informacioni më i fundit sugjeron se është ID.3. Sipas Auto Motor und Sport, versioni i ri do të pozicionohet mbi versionin GTX.
Ky i fundit karakterizohet nga një bateri 79 kWh, me një motor elektrik me 326 kuaj fuqi. Arrin shpejtësinë 100 km/orë në 5.7 sekonda dhe autonomia sipas WLTP është 602 kilometra. Sipas të njëjtit burim, versioni GTI do të dalë vitin e ardhshëm dhe nuk do të jetë dukshëm më i fuqishëm se GTX. Supozohet se fuqia do të jetë rreth 340 kuaj fuqi, por shasia do t’i nënshtrohet modifikimeve të gjera.