Auto & Moto

Volvo, një prej liderëve në tregun e kamionëve!

Në vitin 2024, Volvo Trucks ishte lideri i tregut për kamionët e rëndë (16 tonë e më shumë) në Evropë. Kjo kompani kishte një pjesë tregu prej 17.9 për qind dhe tregjet me kamionët më të regjistruar Volvo gjatë vitit ishin Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Polonia dhe Spanja. “Ne jemi shumë krenarë për këtë rezultat. Është një dëshmi e qartë se klientët tanë vlerësojnë efikasitetin, sigurinë dhe jetën e punës të kamionëve tanë dhe se ne kemi një ofertë produkti shumë tërheqës”-tha Roger Alm, president i Volvo Trucks.

Ai theksoi se kamionët e rinj Volvo FH Aero u bënë shpejt shumë të njohur në treg dhe falënderoi klientët dhe tregtarët për këtë arritje. Globalisht, Volvo Trucks ka rritur pjesën e saj të tregut në 25 vende deri në vitin 2024. Në Brazil, Volvo është lider në tregun e kamionëve të rëndë për të tretin vit radhazi dhe Volvo FH ishte modeli më i shitur i kamionit nga të gjitha markat në atë vend. “Ne jemi më të fortë se kurrë falë rinovimit të plotë të portofolit tonë global për vitin 2024. Në Amerikën e Veriut, ku synojmë të përmirësojmë ndjeshëm biznesin tonë, kemi lansuar një platformë krejtësisht të re që do të jetë bazë për një sërë modelesh të reja në vitet e ardhshme”-tha Alm.

Volvo ka disa modele të reja në prodhim për këtë vit dhe vitin 2026, por po ndalon prodhimin e një nga automjeteve të saj ekzistuese. Fundi është afër për V90 pasi prodhimi i automjetit të madh luksoz do të përfundojë në shtator. Dhe prodhimi i këtij modeli do të përfundojë për të gjitha tregjet, e jo vetëm për ndonjë vend të caktuar. Volvo përsëriti planet për dy modele elektrike; crossoverin EX60 dhe sedanin ES90. Përmendi gjithashtu një hibrid plug-in. Por, përpara se këto të dalin në treg, Volvo po i thotë lamtumirë V90.