Auto & Moto

Volvo nuk po pranon më porosi të reja për modelin EX90!

Prodhuesi i automjeteve Volvo ka njoftuar se nuk po pranon më porosi të reja për modelin EX90. Kjo pasi kërkesa e madhe ka tejkaluar kapacitetin e prodhimit të kompanisë, ku marka në pronësi të Geely-t arriti të rezervojë të gjithë serinë e parë të planifikuar të prodhimit.

Prodhuesi suedez i automjeteve thotë se do të hapë sërish listën e porosive, pa dhënë një afat kohor të saktë. SUV-i i madh elektrik pritet të hyjë në prodhim në tremujorin e fundit të këtij viti dhe do të montohet në Charleston, Karolinë të Jugut si dhe në Chengdu të Kinës.

Ndryshe nga prodhuesit e tjerë të automjeteve që me kënaqësi do të merrnin porosinë tuaj dhe do t’ju bëjnë të prisni një apo edhe dy vjet për të marrë dorëzimin, Volvo po tregohet më pragmatik. EX90 nuk po zëvendëson modelin XC90 pasi ky i fundit do të mbetet në shitje me motorë me djegie për të ardhmen e parashikueshme.

Rikujtojmë, se Volvo së fundmi ka tërhequr nga tregu mbi 100 mijë makina. Arsyeja për këtë është një problem i mundshëm me softuerin në modulin e kontrollit të frenave, siç shpjegohet nga zëdhënësi i prodhuesit suedez. Disa versione të XC40, C40, S60, V60, V60 Cross Country, XC60, S90, S90L, V90, V90 Cross Country dhe XC90 kërkojnë shërbim urgjente. Shumica e makinave të prekura nga ky problem janë të vitit 2022 (viti i modelit 2023).

Instituti i Sigurimeve për Sigurinë në Autostrada njoftoi se Volvo XC40 i vetmi SUV i vogël i testuar mori vlerësimin më të lartë të mundshëm sa i përket sigurisë në rrugë që tregon rrezikun minimal të lëndimeve për të gjithë pasagjerët. Për të arritur këtë vlerësim automjetet duhet të tregojnë jo vetëm rrezikun minimal të lëndimeve për pasagjerët e rreshtit të parë, por duhet gjithashtu të tregojnë rrezik minimal lëndimesh edhe për pasagjerët e rreshtit të dytë.