Aktualitet

Vranësira e reshje, parashikimi i motit për sot në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, si dhe kthjellimesh. Reshje shiu të herëpas’hershme, me intensitet të ulët deri në mesatar ka  në veriperëndim e lokalisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në jug të territorit, reshjet janë me intensitet të ulët në relievet malore. Mjegullina nuk mungoi në orët e para të mëngjesit nga reshjet e shiut.

Era fryn intensive e me drejtim juglindje – jug, me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina, era është relativisht intensive dhe me shpejtësi 16 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/21
Re shi

Kukës
13/25
Re shi diell

Lezhë
19/23
Re shi

Dibër
12/21
Re shi diell

Durrës
18/25
Re shi

Tiranë
20/23
Re shi diell

Elbasan
18/24
Re shi diell

Berat
18/27
Re diell

Vlorë
19/27
Re shi

Korçë
11/25
Re shi diell

Gjirokastër
19/27
Re diell

Sarandë
20/26
Re shi