Aktualitet

Vranësira e shira, parashikimi i motit për sot!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me diell. Pas orëve të pasdites, ka mot kryesisht të kthjellët, me alternime vranësirash kalimtare.

Reshjet e shiut, me intensitet të ulët që në orët e para, në pjesën më të madhe të territorit. Megjithatë, nuk munguan shtrëngata të izoluara e afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites ka ndërprerje të reshjeve të shiut, në të gjithë vendin.

Era fryn me drejtim kryesor verilindje-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 7-10 m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik e Jon është i forcës 2-3 ballë. Temperaturat variojnë 4-20 gradë Celsius.