Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar gjatë fjalës në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.
Ndjesë Martin për jetën që nuk ta ruajtëm dot. Ndjesë familjes së Martinit për dhimbjen e përjetshme që u lamë në gji. Kjo ndjesë është në emër të qeverisë shqiptare, tha deputeti demokrat.
Duke u ndalur më tej te buxheti, që pritet të votohet në seancën e sotme, Gjekmarkaj tha se i shërben qeverisë dhe jo Shqipërisë.
Ligji për buxhetin e shtetit duhej të ishte një ligji më i rëndësishëm që diskutojmë në mënyrë të përvitshëm në sallën e parlamentit. Por gjërat e rëndësishme në vendin tonë janë bërë të parëndësishme.
Teksa shoqërua jonë mbetet kureshtarë, korrupsioni harton buxhetin dhe buxheti është bujar me korrupsionin. Ai i shërben qeverisë dhe jo Shqipërisë. Shqipëria dhe qeveria janë në konflikt. Qeveria po e grabit atë. Ua merr xhepave të qytetarëve dhe ua çon klientëve të vetë në oborr”, tha Gjekmarkaj.
Martin Cani 14 vjeç është goditur në zemër dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë Luis Meçja 14 vjeç ka plagë në gjoks dhe ndodhet në gjendje stabël në spital.