Një makinë e djegur u gjet në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dyshohet se automjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla.
43-vjeçari u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba. Sipas informacioneve, viktima kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve.