Politikë

Vrasja e biznesmenit, Salianji: Rama bashkëqeveris me krimin!

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se refuzuan edhe sot të përballen me realitetin e përkeqësuar të sigurisë në vend. Deputeti Ervin Salianji reagoi edhe për ekzekutimin e biznesmenit Arjan Ferracaku në Livadhe të Shkodrës autorët e të cilit nuk janë gjetur ende. Salianji, thotë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.  “Krimi me qeverinë janë bërë 1. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është arsyeja e krimit të sotëm në Shkodër. Bandat në lidhje me Ramën kanë marrë peng qytetarët e Shkodrës, kanë marrë peng dajën dhe nipin. Qytetarët nuk e meritojnë këtë qeveri. Por qytetarët duhet ta dinë se sa kohë të kenë këtë kryeministër, do të jenë nën mëshirën e bandave. PD garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të shtypë bandat në çdo qytet ku operojnë”, tha Salianji.