Aktualitet

Nesër 1 vit nga vrasja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite për Marjo Perlleshajn!

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Marjo Perlleshin, të miturin e cili vrau Martin Canin pranë shkollës “Fan Noli” një vit më parë.

Nesër 18 nëntor, mbushet një vit nga vrasja e Martin Canit, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Pretenca u shpall me 25 vite, por u kërkua të aplikohet kodi i të miturve.
Vrasja e Martinit ndodhi në 18 nëntor mbas një konflikti që i mituri kishte patur tre ditë më parë, me bashkëmoshatarin e tij Mario Përlleshaj. Hetimet tregojnë se ditën e ngjarjes nxënësit u përleshën sërish dhe se në këtë sherr morën pjesë edhe fëmijë të tjerë. Një kamera sigurie shfaq Mario Përleshajn që largohet nga skena e krimit me një thikë në dorë.

Më 4 prill të këtij viti, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga autori i dyshuar për vrasjen e Martin Canit, 18 nëntorin e kaluar në Tiranë, duke i lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Përmes avokatit mbrojtës, 14 vjeçari dorëzoi rekursin ku kërkonte heqjen e arrestit me burg, që iu caktuar nga të dyja shkallët e gjyqësorit. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Ilir Panda.

Dëshmitë mbi ngjarjen

Sipas dëshmisë së oficeres së sigurisë, e cila e ushtronte këtë detyrë në shkollën “Fan Noli’ prej një viti e gjysëm, menjëherë mbasi u informua për konfliktin mes nxënësve, ka njoftuar drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, mësuesen kujdestare dhe psikologen. Oficerja kishte mësuar për sherrin mes Mario Përlleshaj autori i arrestuar dhe viktimës Martin Cani nga një mësuese që dëgjoi tonet e larta mes tyre dhe sharjet për mamatë.

“Shkova në tualet dhe vura re që nxënësit nuk ishin atje. Më pas thirra Martin Canin që më tha se kur kishte hyrë në këto ambiente kishte sharë kot dhe se shtetasi Mario Përlleshaj e kishte marrë personale me të. Thirra Marion dhe më tha se nuk kishte asnjë problem me të, të dy ishin të qetë me njëri-tjetrin”, shprehet oficerja për grupin e hetimit.

Por mbas orës së 6 të mësimit ajo mori dijeni për krimin e ndodhur.

Veç dëshmive të nxënësve që u përfshinë në përleshje, prokuroria ka administruar edhe një pamje filmike, ku Mario Përlleshaj shfaqet duke u larguar me një send në dorë në dukje si thikë.

14-vjeçari i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të fëmijës , ka dëshmuar se e njihte Martinin si një nxënës të klasë së 9 paralele.

“Nuk kam patur konflikt më parë. Atë ditë dola nga shkolla isha së bashku me shokun tim. Në atë moment më thirri Martini i cili ishte me dy apo më shokë persona që nuk i njihja. U ndava nga shoku im dhe u afrova tek Martini që më tha të shkoja me të të sqarohesha, pa më thënë çfarë. Ecëm përpara dhe shokët e tij na ndiqnin pas. Pasi ndaluam më goditën”, deklaron Mario, i cili këmbëngul se nuk mban mend të ketë përdorur thikë.

Por shoku i Marios së vogël, Luisi, që mbeti i plagosur gjithashtu përshkruhet nga nga dëshmitarët e tjerë të mitur se ishte personi i parë që qëlloi me grusht në gjoks Marion.

Luisi tregon se gjatë momenteve të sqarimit mes fëmijëve teksa po ecnin dëgjoi pyetjen “o çuna a dini ndonjë vend ku blihen buqeta me lule?”