Rajoni

Vrasje në mjediset e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë

Kosova është tronditur sot nga një vrasje në mjediset e Agjencisë së Inteligjencës, në Prishtinë. Viktimë mbeti një person për të cilin thuhet se punonte në kuzhinën e institucionit, ndërsa autori i dyshuar është një punonjës i sigurisë. Prokuroria nisi hetimet dhe ende nuk ka informacione mbi motivet e krimit.