Gossip Showbiz

Vserlo dhe Gjesti përplasen me njëri-tjetrin! “Ke… e budallait”

Vserlo është një nga banorët më të rinj të futur në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, dhe me hyrjen e tij ka shkaktuar përplasje të menjëhershme me disa banorë, përfshirë këtu Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Tensionet mes tyre duket se vazhdojnë gjatë gjithë ditës, me thumbime dhe kunja të ndërsjella.

Në një moment teksa Gjesti po përgatitej për të lexuar një zarf të bardhë, dhe po ngacmonte Vserlon, i cili ishte shumë pranë me Gertën, pothuajse të përqafuar. Banori i sugjeroi që të rrinte mirë duke përqafuar të tjerët sepse nuk do ta bënte kurrë me të. Pas disa minutash bisedë, Vserlo iu drejtua duke i thënë:

Ke vetëbesimin e budallait.

Kjo nuk kaloi pa përgjigje, pasi Gjesti ia ktheu menjëherë:

Budalla je vet, mua nuk mund të më manipulosh siç bën me tjerët.

Për më tepër, kjo përplasje mes dy banorëve është vetëm një nga momentet e tensionuara që ka ndodhur me Vserlon, i cili ka hyrë me shumë vrull në shtëpinë e “Big Brother”.

Këtë javë janë të gjitha vajzat e shtëpisë në nominim, pas një avantazhi që kishte Krisa Çaushi.

Do të mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet më tej dinamika mes banorëve dhe si do të ndikojnë tensionet në marrëdhëniet e brendshme të shtëpisë.